Home » Beauty & Fashion

Kujdesi per lekuren

1 September 2008 122 views One Comment Print This Post Print This Post

Lëkura përbëhet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nënlëkurore e emërtuar ndryshe subkutane.

Epiderma: Është shtresa e jashtme e lëkurës (ajo që shihet dhe preket). Vetë epiderma përbëhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme të qelizave të lëkurës formohen në shtresën më të brendëshme të epidermës (shtresa germinative) dhe dalin në shtresën më të sipërfaqshme (shtresa korneale). Gjatë këtij procesi, qelizat e gjalla shndërrohen në të vdekura. Qelizat e vdekura në sipërfaqe bien vazhdimisht duke i lënë vendin qelizave të reja që vijnë nga poshtë. Shtresa korneale e epidermës është shtresa e parë mbrojtëse e organizmit.

Derma: Përbën bazën e lekurës. Ajo përmban enë gjaku dhe limfatike, gjëndra djerse, folikula qimesh, gjëndra sebace dhe mbaresa nervore. Të gjitha këto lidhen së bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinës të cilat i japin lëkurës forcën dhe fleksibilitetin.

Shtresa nënlëkurore (subkutane): Është një shtresë dhjamore që jo gjithmonë konsiderohet pjesë e lëkurës. Gjithsesi mirqënia e saj ndikon drejtpersedrejti në mirqënien e dermës dhe të epidermës.

Tipat e lëkurës:

Në përgjithsësi ato janë: normale, e yndyrshme, e thatë dhe e kombinuar. Ato përcaktohen në vartësi të nivelit të yndyrës dhe thatësise. Zakonisht tipi i lëkurës varet nga madhësia e poreve.

Lëkura normale: Ka një përbërje të ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janë mesatare.

Lëkura e yndyrshme: Ka një teksturë të trashë. Zakonisht zonat yndyrore shkëlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjëndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave të vdekura në folikujt e qimeve. Poret janë më të mëdha.

Lëkura e thatë: Ka një teksturë të ashpër. Nuk ka zona të ndritshme, në të kundërt lëkura duket e fjetur. Poret janë zakonisht të vogla sepse sasia e yndyrës është e pakët. Me kalimin e moshës, lëkura e thatë është e prirur të krijojë rrudha.

Lëkura e kombinuar: Është një përzierje midis zonave të thata e të yndyrshme në shkallë të ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janë të yndyrshme, ndërsa mollzat dhe qafa janë të thata.

Pastrimi i fytyrës

Ky trajtim konsiston në mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës, pastrimin e qelizave të vdekura, heqjen e pikave të zeza, trajtimin e komedonëve, korigjimin e ovalitetit dhe poreve të zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave të lëkurës sic janë; mungesa e lagështires, imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrës është një trajtim tradicional, tashmë i kompletuar falë aparaturave dhe produkteve profesionale që stimulon metabolizmin e lëkurës. Procesi përmban shumë faza duke filluar nga pastrimi i lëkurës eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 orë 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave të zeza. Ky trajtim është i përmuajshëm. Këtij trajtimi nuk mund t’i nënshtrohen gratë shtatzana dhe ato që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Gjithashtu nuk këshillohet edhe gjate ciklit menstrual.

Egzaminimi domosdoshmëri

Vihet re një tendencë e klienteve. Ato janë të prirura të konsumojnë produkte shumë të kushtueshme, të blera me porosi jashtë shtetit. Cilësia kushton por në këtë rast mungon sugjerimi i estetistes i cili është i bazuar në njohuritë dhe eksperiencën e saj. Fytyra kërkon kujdes dhe ajo nuk mund të trajtohet me produkte të hamendëshme ose të sugjeruara nga persona inkompetentë. Askush nuk është i aftë të përcaktojë karakteristikat e lëkurës së fytyrës me sy të lirë, madje as specialisti, pa ndihmën e skanerit të posacëm i cili plotëson të dhënat dhe është i pagabueshëm. Këtij egzaminimi i nënshtrohen detyrimisht klientet që në takimin e parë. Lind nevoja që herë pas here të bëhet ky egzaminim sepse faktorë te ndryshëm ndikojnë ndjeshëm dhe lëkura e fytyrës mund të shfaqë probleme të paparashikuara. Nga eksperienca mund të them se në të gjitha egzaminimet e fytyrave, janë konstatuar dy ose më shumë cilësi. Me sy të lirë mund të konstatojmë një fytyrë mikse ose të yndyrshme. Cilësitë e tjera që fsheh lëkura zbulohen me skaner i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nëse neglizhojmë këtë fakt, rrezikojmë të përdorim produkte të papërshtatshme që nuk e ndihmojnë lëkurën.

Karakteristikat e lëkurës së fytyrës
Karakteristikat përcaktohen nga geni. Ato gjënden të kombinuara në forma të ndryshme si p.sh.

Fytyrë sensibël + e yndyrshme
Fytyrë sensibël + e thatë
Fytyrë kuperoze + e thatë
Fytyrë kuperoze + e yndyrshme
Fytyrë mikse + sensibël
Fytyrë kuperoze + mikse + sensibël
Fytyrë kuperoze + e thatë + sensibël etj

Përshtatja e trajtimit

Në këto raste i paraprihet problemit më delikat duke përdorur produktin e përshtatshëm të kombinuar. Ndërhyrja është delikate sepse në rast se lëkura ekspozohet në avull me shumë se sa duhet, pasojat janë të pakorigjueshme. Gjithashtu edhe trajtimi me produktin e gabuar mund të stimulojë dehidratimin, yndyrën deri ne superprodhim ose të asfiksojë lëkurën.

Përjashtimet në trajtim

Këtij trajtimi nuk mund t’i nënshtrohen gratë shtatzana, pavarësisht nga domosdoshmëria e trajtimit për arsye se avulli dhe jonoforesis (kontakti me cilindrin metalik), ndikojnë negativisht tek fetusi.
Klientet me probleme kardiake (semundje të zemrës) gjithashtu nuk mund t’i nënshtrohen këtij trajtimi. Edhe gjatë ciklit menstrual ky trajtim nuk këshillohet.

Për këto kategori ka zgjidhje të tjera ku nderhyrja bëhet nëpërmjet masazheve, maskave etj.

Faza përgatitore

Pasi jemi siguruar që klientja nuk i përket përjashtimeve, bëjmë egzaminimin e lëkurës. Karakteristikat regjistrohen në kartelë. Ato mund të ndryshojnë në vartësi të disa kushteve si agjentët atmosferikë, ndjeshmëria ndaj dritës, mënyra e të ushqyerit etj. Para trajtimit këshillohet klientja të heqë bixhutë metalike; unaza, vathë, varse, byzylyke, piercing etj. Për shkak të aksesorëve të aparatit elektronik që përdoren gjatë procesit.

Pastrimi

Pastrohet makiazhi i syve, faqeve dhe buzëve me xhelë pastruese.Më pas lëkura trajtohet me late (qumësht pastrues) dhe përfshin dekoltenë, supet, qafën dhe fytyrën. Përthithja e produktit shoqërohet me masazh i cili mëson klienten të relaksohet. Disa minuta më pas operojmë me një disketë pambuku të lagur me tonikun e përshtatshëm për të larguar papastërtitë e mbetura në poret e lëkurës. Etapa e pastrimit përmban edhe eksfolimin e lëkurës me peeling kimik. Në raste të vecanta mund të ndërhyhet edhe me peeling mekanik (furcë dhe një produkt special). Produkti penetron me ndihmën e furçës e cila masazhon fytyrën me rrotullime të ngadalta dhe ndihmon lëkurën të fitojë elasticitet. Kështu ajo vibron më mirë.

Hapja e poreve realizohet nga ndërhyrja me avull. Distanca e avullit nga fytyra ka një kriter që ndryshon sipas llojit të lëkurës. Gjithashtu edhe koha e ekspozimit. Ky trajtim kombinohet me ozon pasi oksigjeni është kërkesë e domosdoshme për lëkurën.

Trajtimi vijon në vartësi të llojit të lëkurës. Heqja e pikave të zeza kryhet me ndihmën e një aparati të kompjuterizuar që mundëson daljen e tyre nëpërmjet vakuumit në tubin prej qelqi, i cili i jep mundësinë klientes t’i shohë qartë ato. Është e rëndësishme që ky proces të kryhet pa shkaktuar traume tek klientja (efekt i ndërhyrjeve me duar) dhe pa e shkëputur atë nga gjëndja e relaksit.

Ndodh që ajo reagon keq kur sheh pikat e zeza në tubin transparent. Sado e mirëmbajtur të jetë lëkura, prania e pikave të zeza është e pashmangshme pasi ky proces është fiziologjik dhe i pa paevitueshëm. Në këtë trajtim nuk mund të përjashtohet procesi lifting që realizohet me ndihmën e një aksesori prej qelqi, posacërisht për të trajtuar zonën e rrudhave. Ky instrument funksionon me vacuum dhe bën tërheqjen e lëkurës në këtë zonë. Në këtë fazë fytyra është plotësisht e pastruar dhe detyrimisht duhet ndërhyrë me maskat dhe serumet përkatese. Serumi plotëson hidratimin e lëkurës. Është ushqyes perfekt gjithshtu tonifikon lëkurën. Ai detyrohet të penetrojë në shtresat e brendëshme të lëkurës me ndihmën e cilindrit i cili njëkohësisht nxjerr në sipërfaqe jonet metalike të makiazhit. Ky instrument komandohet në një limit të caktuar intensiteti. Ndërhyjmë për të kompensuar mungesat e lëkurës me maskat specifike në vartesi të mungesave. Është i rëndësishëm përdorimi i HF (frekuencë e lartë). Ky instrument elektronik rrezaton infra të kuqe dhe ultraviolet në të gjithë zonën e trajtuar. Shërben për të rregulluar metabolizmin, rrit efektin absorbues të produkteve dhe përçon temperaturë në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky aksesor sterilizon poret dhe stabilizon frymëmarrjen e lëkurës. Ka efekte të kënaqshme mbi pucrat të cilat përthahen dhe zhduken pas disa orësh. Përpara përdorimit të tij duhet të sigurohemi që produktet e përdorura të mos kenë bazë alkooli.

Produktet finale

Mund të përdorim kremin e syve ose xhelen me efekt të trefishtë (kundër rrudhave, borsave dhe rrathëve të zinj nën sy). Kremin e ditës ose të natës, sipas rastit. Nuk këshillohet përdorimi i produkteve ose larja e fytyrës të paktën për 2 orë pas trajtimit. Ky trajtim kërkon profesionalizëm sepse produktet kombinohen dhe në një lëkurë shumë të ndjeshme (reaktive) nuk mund të përdoret çdo lloj produkti.
Dea is offline       Reply With Quote

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...

One Comment »

  • edion
    edion said:

    Pershendetje desha te ju pyes nese mundet te me sqaroni se si mund ta largojme djersitjen ne fytyre dhe skuqjen e saje, cfar duhet te perdorim.
    Mua me ndodh qe shpesh te me djersitet fytyra e te me skuqet pa nevoje. flm

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.