Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Beauty & Fashion, Kujdesi per lekuren

Fytyra përsoset me rregulla

Submitted by on February 23, 2009 – 6:51 pmOne Comment




17 sekrete per nje fytyre te perkryer.

Nga kubat e akullit (per t’u kaluar mbi fytyre) ne perzierjen e fondotintes (per ngjyren ideale): make-up artist-et e sfilatave dhe femrave me te njohura te ekranit rrefejne detajet e zanatit

1. Primer-at

Quhen keshtu produktet qe aplikohen para trukut. “Mund te jene xhelera te tejdukshem ose me ngjyre, qe e bejne te lemuar lekuren, mbushin gropezat, i japin shkelqim, rregullojne prodhimin e yndyres, sigurojne qendrimin e fondotintes”, shpjegon Rajan Tolomei, make-up artist per Max Factor. “Per ne qe punojme me grimin, jane nje domosdoshmeri e vertete”. Ne praktike, duhet te jene hapi i pare i rutines se grimimit tuaj.

2. Arti i higjienes

Para se gjithash… “Per te aplikuar fondotinten, ka nga ato qe perdorin sfungjer (ideal per fondotintat kompakte), disa gishtat ose furçe per te perhapur ato me te lengshmet. Ka secila mjetin e saj, por qe duhet te jete rreptesisht personal. Mikrobet ndodhen perhere ne duar, fije dhe fibra dhe te gatshme per te shkaktuar puçrra ose irritime”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist per Helena Rubinstein. “Keshilloj ta lani furçen dhe sfungjerin te pakten dy here ne jave me sapun me PH neutral dhe uje te ngrohte”.

3. Si te zgjedhesh sfungjerin dhe furçen

Veglat e zanatit. “Per fondotinten preferoj sfungjerin: perdoret per nje kohe me te shkurter dhe prandaj eshte me higjienike. Me mire zgjidh nje me fije najloni, sepse thith me pak produkt dhe siguron nje aplikim te njetrajtshem”, thote Donatella Ferrari. “Per ke i pelqen me shume furça, do qe e pershtatshme nje e madhe, me fije te gjata dhe te sheshta”.

4. Ligji i ngjyrave

Bej korrektimin kromatik. “Dhe pse nuk eshte intuitive, eshte e nevojshme te dish qe e verdha mbulon te kuqen dhe e kuqja mbulon blune. Pra, per zonen rreth syve, qe priret drejt nuancave jeshile-blu, duhet perdorur nje korrektor ne tone te kuqe dhe, per te mbuluar njollat e skuqura, nje korrektor ne nuance te verdhe”, shpjegon Alessandro Bertolazzi, make-up artist i Monica Bellucci-t.

5. Goditjet qe zhdukin rrathet e syve

E rendesishme eshte “te godasesh”. “Zhdukini rrathet e syve me pak korrektor ne zonen rreth tyre, me pas perhapni nje shtrese te holle fondotinte, duke rrahur lehte me molleza, thote Bertolazzi. “Pastaj shumojeni drejt pjeses se siperme”.

6. Shiko mire etiketen

…dhe jo vetem ngjyren. “Kush ka lekure te thate, duhet te kontrolloje qe fondotinta te jete hidratuese”, thote Gina Brooke, make-up artist e Madonna-s dhe drejtore artistike per Shu Uemura. “Kush ka lekure te yndyrshme, duhet te perdore nje oil free ose puder. Per lekurat mikse, fjala kyç eshte “ekuilibrim”: thuaju “po” produkteve qe ekuilibrojne perberjen e zonave te ndryshme te fytyres”.

7. Kura “pre”

Pergatisni lekuren. “Ështe thuajse e panevojshme te thuhet: baza do jete e perkryer vetem nese fytyra eshte pastruar me skrab dhe eshte hidratuar”, thote Gina Brooke.

8. Pertacia eshte e ndaluar

Asnjehere nuk duhet te jesh shume e zene per te qene e bukur. “Rregulli i arte per nje baze perfekte eshte ta realizosh sipas menyres qe kerkon. Çdo faze, nga perhapja e fondotintes, te tamponimi me korrektor e deri te pudra perfundimtare, zbatohet me kujdes”, tregon Bertolazzi. “Pjesa perfundimtare eshte shume e rendesishme: pudra dhe/ose pluhuri i orizit me ngjyre neutrale, jane truku qe te arrihet nje lekure qe shkelqen”.

9. Rinovimi per oret jashte orarit

Kurre mos e hiq trukun. “Per t’u pergatitur per mbremje, keshilloj te punohet mbi bazen qe eshte”, shpjegon Rajan Tolomei. “Ndonjehere mjafton te shtohet nje pike fondotinte, ose te sprucosh pak avuj uji per te hequr tepricat e pudres. Ne kete menyre baza rikthehet persosmerisht kompakte”.

10. Sekreti anti-papersosmeri

Te korrigjosh me ngjyra me te erreta. “Per te fshehur njolla, puçrra apo probleme te fytyres, perdor gjithmone nje korrektor me te erret se lekura jote”, shpjegon make-up artist-i i Monica Belucci-t. “Pastaj, mbi kete baze, kalo nje te se njejtes nuance me lekuren ose gjithsesi me te hapur. Me beso: njetrajtshmeria eshte e sigurt”.

11. Po qafa?

Per mos te prishur bazen. “Ështe vetem nje gabim qe grate nuk duhet ta bejne kurre dhe eshte me i rendi: te mos trukosh qafen”. Keshtu deklaron Gina Brooke, make-up artist-ja e Madonna-s.

12. Ngjyra e duhur

Perziej. “Receta ime personale eshte te perziesh edhe dy ose tre fondotinta te ndryshme per te pasur nuancen qe kerkon”, thote Gina Brooke. “Po ta gjeni ngjyren e pershtatshme, mund ta perdorni gjithmone pastaj”.

13. Veprimi S.O.S.

…dhe i bere vete. “Ne mungese te nje korrektori portokalli, ideal per te fshehur rrathet e syve dhe puçrrat, zgjidhja eshte te perzihet me nje furçe pak korrektor neutral me nje buzekuq ngjyre mandarine”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist per Helena Rubinstein.

14. Nese qan…

Efekt rikuperues. “Sekreti eshte te lyesh nje tampon pambuku me pak krem hidratues, ta kalosh ku loti ka bere demet e tij dhe te vesh siper fondotinte dhe puder per ta fiksuar”, shpjegon Donatella Ferrari.

15. Pas festes

Keshtu fshin gjurmet e nje mbremjeje te lodhshme. “Sekreti qendron te nje kub akulli qe duhet kaluar mbi fytyre, pas aplikimit te kremit hidratues”, keshillon Tolomei. “Lekura rifiton nje freski te menjehershme dhe zona me delikate rreth syve rimerr, fale te ftohtit, force dhe elasticitet. Kujdes: kurre mos vepro ne kete menyre pas nje dushi te nxehte. Lekundjet e temperatures duhen shmangur.

16. Ndryshim!

Fondotinta eshte si nje veshje: nderrohet çdo stine. “Per te pasur gjate gjithe vitit fytyre te perkryer, fondotinta duhet nderruar si nje veshje”, thote Rajan Tolomei, make-up artist per Max Factor. “Pra, mos u fikso te nje produkt i vetem, po zgjidh perberje me te plota ne dimer dhe me produkte me te lengshme, te pershtatshme per lekure te yndyrshme ne vere. Te besh te kunderten do ishte si te vishje te leshta ne det dhe te pambukta ne mal”.

17. Pudra e mamit

Pluhuri i holle ose kompakt nuk eshte me deshire. “Per te fiksuar dhe njetrajtesuar bazen, nuk mund t’ia dilet pa te! Pudra eshte hapi i detyrueshem per te gjitha grate qe deshirojne nje lekure pa njolla dhe nje make-up qe zgjat”, shpjegon Tolomei. “Ky pluhur, me ngjyre ose transparent sipas deshires, kur aplikohet fillimisht ne fytyre, duket se nuk shkakton asnje permiresim: po mjafton te presesh vetem 15 minuta dhe ja ku vjen mrekullia. Duke u ngrohur nga kontakti me epidermen, perzihet me fondotinten e jep si rezultat nje efekt natyral, si lekura jote”.

skin

Postime te Ngjashme:


Popularity: 27% [?]

One Comment »

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.