Historia e Bikinit
Kane kaluar nga nje brez ne tjetrin, me ndryshime te vazhdueshme deri tani qe kane arritur ne ditelindjen e tyre te 61-te. Duket e pabesueshme, por nese sot grate mund te veshin ne plazh kostumin aq provokues eshte merite e inxhinierit Louis Reard, i cili prezantoi per here te pare me 5 korrik 1946, ne Paris, revolucionin bikini.
Pse “bikini”? Emri eshte marre nga ishulli Bikini, i cili ka formen e nje unaze, ne arqipelagun e ishujve Marshall, ne te cilin ne ate kohe Shtetet e Bashkuara te Amerikes po benin teste berthamore. Inxhinieri mendoi se dhe grate po te vishnin kete kostum do te kishin “efekte shperthyese”
Historia e kostumit femeror zberthehet pas dhjetera vitesh morali dhe ndjeje frike. Ishte vetem shembulli i dhene nga artiste apo modele shume te famshme te kohes faktori kryesor qe beri qe hap pas hapi bikini te behej dhe pjese e grave te zakonshme.
Momenti i proves se rrobave te banjes
Ose thene ndryshe dhe momenti i te vertetes. Nje vit me shume, ndoshta dhe ndonje kile me shume dhe pasqyra e cila nuk kursehet te tregoje cdo difekt te trupit tone, ende te zbehte. Nje situate aspak e kendshme qe te ben t’ia mbathesh ose te fshihesh. Por mos u deshperoni, mjafton te zgjidhni kostumin e duhur dhe mund te shfaqeni me nje pamje shume terheqese dhe te ndjeheni mjaft mire me veten.
Hapi i pare qe duhet bere eshte te evidentoni zonat e ” rrezikshme”, ose problematike. Dilni para pasqyres dhe vendosni vete se cilat jane pjeset qe ju duhet te ekspozoni apo te mbuloni me shume. Pasi te keni bere kete test, zgjedhja do te jete shume me e lehte.
Gjoksi eshte shume i vogel:
- Recipeta ne forme trekendeshi, dhe sa me te distancuar trekendeshat nga njeri- tjetri. Kjo ben qe gjoksi juaj, dhe pse pak te bier me shume ne sy.
-Recipeta me kupa me shume mbushje, tashme nje menyre mjaft e mire dhe mjaft e dashur per te rregulluar format.
Gjoksi i madh:
- Recipeeta pa mbushje dhe qe te mbulojne pjesen me te madhe te gjoksit
-Materiali i recipetave te jete i qendrueshem ne menyre qe te mbledhe gjoksin
Shume e dobet :
-Vishni mbathje jo slip por ne forme kilotash.
- Reccipeta te pershtatshme me keto lloj mbathjesh, te kene formen e nje busti
Shume e shendoshe :
-Materiale shume te qendrueshme qe mbajne trupin sa me te mbledhur
-Zgjidhni nje model qe mbulon dhe mos u mundoni te zgjidhni nje mase sa me te vogel.
Cfare sugjerojne stilistet per veren 2009?
Kete vere, moda per detin ka si protagoniste te padiskutueshem rrobat e banjos me trup, jo ato te ndara. Kjo eshte propozuar nga stilistet per nje look me te sofistikuar dhe elegant. Rrobat e banjos me trup, te propozuara per kete vit, nuk jane sic mund ti imagjinonte ndonje nga ne. Me prerje te rendomta. Jane me prerje sensuale, te hapura anash dhe krejt ndryshe nga ato cfare jemi mesuar te shohim. Rrobat e banjos me trup jane hequr per shume kohe nga perdorimi, por kete here behet fjale per kostume shume elegante, me gure dhe aksesore shume terheqes. Modelet qe kerkohen me shume jane te hapura anash ose me nje te hapur strategjike ne bark. Keto modele, nxjerrin ne pah format e trupit. E rendesishme eshte te vishen bikini sa me te pershtatshme me moden e ketij viti dhe te lihen menjane rrobat e banjos qe ekspozojne shume gjoksin dhe qe jane jashte mode.
Modelet me te keshillueshme nga stilistet
Per bikinit kete vit emeruesi i perbashket eshte nje rikthim ne epoken e pin- up, ose vajzat e kopertinave te viteve ’60. Prerje elegante dhe sensuale, por jo te ekzagjeruara, plot ngjyra ose me motive floreale, te mbuluara me lara ne nje stil perfek hippie. Rikthehen stampimet me motive kafshesh bashke me ato floreale, katroret e bardhe apo te kuq, lejla, te gjelbra, bezhe. Ju kujtohen kostumet e Ester Ëilliams dhe nxenseve te saj te notimit? Pikerisht modele te tilla, te sofistikara, por shume provokuese jane ato qe jane me ne mode kete vit.
Pamje perfekte ne plazh?
Mbi kostumin e plazhit, qofte ky me trup apo i ndare ne dy pjese shume trendi jane dhe shallet e linose apo te pambukut me ngjyra shume te gjalla. Te cilat mund ti lidhim rreth belit duke dhuruar nje pamje shume sensuale dhe misterioze. Gjithashtu dhe aksesoret e ndryshem sic jane kapelet, te kombinuara me canten apo me shapkat e plazhit. Byzylyket apo varset te kombinuara me ngjyrat e rrobave te banjos dhe me materiale sic jane , rruazat, guackat, fildishi, kaucuku etj.
Ngjyrat me te kerkuara kete vit jane…
E zeza e kombinuar me te bardhen, e bardha absolute, rroba banjoje me dizenje etnike me tone te se kuqes, te verdhes dhe portokallise. Te gjithe tonalitetet e te gjelbres, nga ajo ushtarake deri tek ajo qe quhet e gjelbra molle.
Evolucioni i bikinit
Kohe me pare, termi monokini eshte perdorur duke iu referuar banjos se plazhit topless; ndersa bikini ka dy pjese, monokini eshte ndertuar vetem nga nje pjese dhe pikerisht vetem nga pjesa e mbathjeve. Termi monokini u perdor nga Rudi Gernreich.
Nje tankini eshte nje kostum plazhi i cili mbulon gjoksin ne nje pjese me te madhe nga bikini. Nje string bikini eshte nje version alternativ i cili mbulon gjoksin me pak se bikini.
Pjesa e mbathjeve tek rrobat e banjos eshte zvogeluar vetem ne vitet ’70 me daljen e tangave braziliane, tek te cilat pjesa e mbrapshme eshte aq e vogel sa mezi duket. Mania e zvogelimit, filloi me pjesen e recipetave per te perfunduar me pjesen e mbathjeve.

Postime te Ngjashme:
- Rrobat e përkryera të banjës
- Floku dhe trajtime ndaj tij
- Dimri vjen me taka të larta dhe bereta
- Moda me të tylta
- Ushqime te dobishme
Popularity: 4% [?]
