Hulumtim mbi gripin e derrit
November 24, 2009 – 8:36 pm | No Comment

Dr Russell Blaylock, neurokirurg, ligjërues dhe shkrimtar, njëri ndër personat më me ndikim në botën  mjekesisea deklaruar: Askush nuk duhet të marrë vaksinën kundër gripit të derrit, ajo është njëra ndër vaksinat më të rrezikshme  …

Read the full story »
Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Beauty & Fashion

Grimosuni për pranverë…

Submitted by Derby on June 22, 2009 – 6:37 pmNo Comment

Fytyra

Lëkura e bukur gjithmonë është në trend, ndërsa këtë pranverë kjo do të theksohet më shumë sepse fytyra do të duhej të dukej si e paprekur. Theksi është ose në buzë ose në sy, e fytyra sa më e pavërejtur. Shumë pudër thjeshtë nuk vjen në shprehje, ndërsa preferohet të përdorni pudër iluminues për ta çelur fytyrën dhe t’i jepni shkëlqim magjik. Këtë pranverë në trend janë edhe nuancat e buta vjollce të hijes për faqe, ngjyra e pjeshkës…që do t’iu japin efektin e freskisë dhe shkëlqimit që vijnë nga brenda.

Sytë

Harroni vetulla të trasha dhe eyeliner. Për pranverën e 2009, diktati kryesor është feminiteti suptil që thjeshtë mund ta shprehni me hijezimin e kapakëve. Ngjyrat e buta po mbizotërojnë në pothuajse të gjitha format, por vendin kryesor e kanë nuancat vjollce. Madje edhe në vend të eyeliner të zi, grimeret propozojnë atë vjollce që do t’i rri secilën ngjyrë të syve dhe tenit. Paleta e re e ngjyrave pranverore nuk nënkupton që duhet të hiqni dorë nga hijet që keni përdorur edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, por duhet t’i zbusni me tone të buta. Hijen e himtë shkrijeni me vjollce, portokallit apo ngjyrën e levende. Për ta zgjuar shikimin, theksojini qerpikët. Më shumë shtresë të tushit apo qerpikë artificial janë ndihmë e mirëseardhur për arritjen e pamjes femërore. Vetullat ende mbesin natyrale, andaj mos i theksoni.

Buzët

Buzëkuqi edhe këtë sezon do të luajë rol të rëndësishëm. Theksi është në buzë dhe përparësi do të kenë ngjyrat e çelura. Ngjyrat që këtë vjeshtë ishin must-have ende preferohen por duhet t’i theksoni me shkëlqim për buzë. Shkëlqimi do shërbejë për mrekulli edhe për buzë ‘lakuriq’ apo ndonjë ngjyrë neutrale, por nëse doni të vëreheni preferohet që buzët t’i lyeni me ndonjë ngjyrë të kuqe.
Mos harroni, nëse i theksoni buzët, sytë janë të lyer në mënyrë diskrete dhe e kundërta, nëse sytë janë në plan të parë buzët janë të lyera pak.

Thonjtë

Ndryshimi i sezonit nënkupton edhe ndryshimin e ngjyrës së thonjve. Nuancat e mbyllura do të zëvendësohen me ngjyra të gjalla si e kaltër, vjollce dhe e kafet.

Flokët

Kur bëhet fjalë për flokë, në trend është gjithçka. Prej të shkurtrave deri tek të gjatat, inspirimi nga vitet e 70-a, flokët e drejta me kaçurrela… Por, flokët e gjata do ët ishte mirë t’i mbani pak të valëvitura, e nëse dëshironi t’i lidhni atëherë një bisht i thjeshtë apo ndonjë variant i grumbulluar në maje të kokës. Bob frizura ende mbetet in, ndërsa ato asimetrike sidomos kur bëhet fjalë për flokë të shkurtra janë trend i vërtetë.

grimi1

Postime te Ngjashme:

Popularity: 38% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.