Burrat me pantallona të shkurtra

Pantallona te shkurtra
Nuk po flasim per ata qe sunduan televizionet tere muajin e kaluar, futbollistet. Por per meshkuj te çdo fushe, qe ne ditet e nxehta mund te shfaqen te veshur me pantallona te shkurtra. Shihini pra ne versionin me casual te mundshem
Mos Josh Hartnett ndodhet ne token e burrave me pantallona te shkurtra? Jo, ne fakt, ai eshte thjesht duke vrapuar per te mbajtur trupin ne forme. Dhe ne vend te tutave te gjata, ka zgjedhur nje pale pantallona te shkurtra.
Ja dhe bukuroshi Ashton Kutcher, i fotografuar duke shetitur i veshur me nje kostum sportiv te bardhe. Firma e stampuar ne veshje nuk mund te beje mrekulli. Treçerekeshet e ish-modelit aktor lene vertet per te deshiruar. Per nje pamje me terheqese.
Dhe pse kuadratet thuhet se te shkurtojne, ne rregullat per truket e veshjes, kur behet fjale per pantallona qe jane te shkurtra vete, ndoshta rregulli nuk qendron aq i ngurte ose, te pakten Soni, me pantallonat e shkurtra (te zgjedhura, sigurisht, pa i rene ne mend shume per rregulla) duket bukur. Ndoshta bluza nuk eshte dhe aq e pershtatshme.
David Beckham-in, ne fakt, me shpesh e kemi pare me pantallona te shkurtra se sa te gjata, per vete faktin se ato te parat i perkasin veshjes sportive me te cilen zbret ne fushe. Gjithsesi, jashte fushes kane efekt tjeter dhe Beckham-i mund t’i zgjedhe sipas shijes. Ka dhe avantazhin e kembeve te depiluara.
Djemte e grupit “Produkt 28” nuk eshte se bejne ndonje perpjekje per t’u dukur serioze. Shume seriozisht merren edhe ne kete moshe me muziken qe bejne. Dhe, i veshur me keto lloj pantallonash, Fabi, njeri prej tyre, tregon se eshte shume rehat me zgjedhje qe moshes se tij i kane hije.
Prejardhja e tij dhe vila prane liqenit te Komos e lidhin aktorin e njohur me Italine. Prania e George Clooney-t aty zgjon interesin e gjithe paparaceve, por Clooney duket se nuk shqetesohet shume. Gjithandej ka ate pamjen e atij qe po gezon pushimet…
Jake Gyllenhaal, jo vetem me ate kreshten e flokeve, por dhe me hijen e nje indiferenti aspak te perqendruar, merr pamje tejet interesante. Pale pastaj ne kete situate, kur ka dale per skate board. Ështe veshur me pantallona te shkurtra, qe nuk e bezdisin dhe as i ndoten prej lojes. Ndoshta nuk eshte dhe aq indiferent per veshjet.
Kesaj i thone te shijosh diten e pushimit! Ne kohen kur eshte shkrepur kjo foto, zedhenesi i PS-se, Saimir Tahiri, me siguri kishte nevoje per te qendruar pak rehat, kembe mbi kembe, me pantallona te shkurtra dhe me nje goxha tatuazh te ekspozuar, pa merakun e ndonje kodi te shkelur.
Jo gjithmone mjafton trupi i bukur qe dhe veshja te ngjaje e tille. Per shembull, modeli i njohur me emrin Alesio nuk duket dhe aq mire i veshur keshtu, dhe pse per trupin nuk ke çfare thua. Gjithsesi, ne pishina po shkon e ndoshta do te beje pak pushim nga kerkesat e punes dhe t’i largohet rutines, pjese e se ciles per nje model eshte te veshurit bukur.
Postime te Ngjashme:
- Prisni Baluket!
- Rrobat e përkryera të banjës
- Yves, ai që veshi gratë me pantallona
- Organizimi i dasmes
- Moda me të tylta
Popularity: 2% [?]
