Tuesday, May 6. 2008
Ja disa eksperienca që duhet të kalosh para martesës
Nëse një ditë vendos të martohesh, konsultohu atëherë me këtë listë gjërash argëtuese, të çmendura dhe absurde që duhet të provosh përpara se të marrësh rrugën për në altar. 1- Dil vetëm nga dëshira për t'u argëtuar Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t'u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale. 2- Jeto vetëm Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. "Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34- vjeçare, mund t'i kushtosh një mbasdite të tërë ritualeve të bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të jetosh vetëm do të thotë të piqesh sa më shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë e jetës tënde". 3- Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë Të gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të krijuar marrëdhënie sentimentale. "I fejuari im më mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë të krijoj besim tek burrat", kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty mund të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye më të forta për t'u lidhur me një burrë. 4- Besoji xhepave të tu Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t'i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare. 5- Ji spontane Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t'ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s'e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë. 6- Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen "Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t'i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. "Unë kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha shitëse) dhe nuk kisha të fejuar"- shpjegon Alma, 29 vjeç. Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se po të ndërroja punë do të gjeja edhe të fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri." Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh. 7- Gjej miq të rinj Por ama të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua. 8- Bëhu mikja më e mirë e vetvetes Mendon se je robinë e klishesë "arri idealen" dhe se kjo nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në mënyrën më të mirë që e mendon dhe që të pëlqen për të gjetur burrin e ëndrrave të tua. Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e qiriut ose lejoi vetes një seancë çlodhëse në një institut bukurie. Përdore këtë etapë të jetës tënde për të zbuluar se çfarë të argëton, shijo veten me dhurata që i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri. Ç'të kushton të pranosh një tufë me lule kur mendon se pas kësaj do të kesh përkrah për gjithë jetën një burrë të mrekullueshëm. 9- Bëj blerje të rëndësishme Një kolltuk të rehatshëm, një pardesy praktike, një udhëtim. Nëse zotëron mjetet e duhura, bëj blerjet e duhura, mendohu se gratë e martuara nuk mund t'i lejojnë vetes gjithçka edhe pse mund të fitojnë para në mënyrë të mjaftueshme. "Im shoq administron paratë tona, - tregon Aida 33- vjeçare, dhe kur guxoj t'i kërkoj ndonjë gjë duhet ta bisedoj me të paraprakisht dhe t'i marr atij aprovimin. Kur më shkrepte përpara diçka në kokë për ta blerë e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh më tani". 10- Mëso për jetën në çift që të pret "Unë u martova me të parin dhe të vetmin djalë që njoha, tregon Ilva 27-vjeçare, dhe nuk kisha asnjë ide për jetën seksuale, sepse nuk kisha pasur marrëdhënie me askënd përpara"Prandaj në situata të tilla shija që provon kur zbulon këtë veprim si dhe veprimi vetë shpesh janë zhgënjyes. Jo vetëm sepse zbulimi mund të duket më joshës se sa rezultatet e veprimit që mundtë zhgënjejnë në një masë tepër të madhe. Continue reading "" Disa fakte dhe detaje interesante rreth puthjes.Wednesday, April 30. 2008
Gjithkush duhet të dijë të puthë. Por çështja është: I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? Është e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen? Çfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët? Çfarë të rejash të tjera mund të mësoni? Më poshtë ju do të lexoni fakte nga më të çuditshmet për puthjen.
1- Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë. 2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme. 3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë këmbimit të puthjes. 4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet. 5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori. 6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve. 7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t'i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s'e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore. 8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit. 9- Puthja franceze është quajtur "bashkimi i shpirtrave" në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët. 10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta. 11- Puthja në publik është zakonisht e papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet një zakon i shthurur i perëndimorëve. Ndërsa për adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve '70, puthja në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë, domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk puthen në buzë për më shumë se një sekondë. 12- Trupat e personave të angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë, ndërsa janë duke bërë këtë gjë. 13- Të puthurit mund t'i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato. 14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij. 15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori. 16- Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romantike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç. Continue reading "Disa fakte dhe detaje interesante rreth puthjes." Disa truke për të joshur një mashkull në cdo cep të botesSaturday, April 12. 2008
Meshkujt shqiptarë
Meshkujt shqiptarë ndoshta nuk kanë më sekrete për ty. A do të arrijë të joshje një kinez të turpshëm apo një spanjoll? Para se të hidhesh në sulm, mëso se çfarë urrejnë, çfarë pëlqejnë dhe çfarë është në modë. Zgjedhja të takon ty. Shqiptarët Urrejnë: Femrat pak të disponueshme. Për ta, e mirë është ajo që ta jep numrin e telefonit menjëherë. Pëlqejnë: Femrat që janë pak të kolme. Modelet nuk bëjnë për ta: të prapmet seksi dhe një gjoks bujar, janë ideali i seksit për ta. Është në modë: Lidhja me më shumë sesa një partnere. Martesa është martesë, lidhja lidhje. Prandaj frenoni xhelozinë, dhe gjithçka shkon mirë. Meshkujt Spanjollë Urrejnë: Homoseksualitetin mashkullor. Një burrë duhet të shëtisë gjithmonë i përqafuar me një çupëlinë. Pëlqejnë: Të brendshmet dhe buzëkuqi janë armët e joshjes më të suksesshme! Nxirr në pah linjat e tua dhe do të kesh nën këmbë edhe toreadorin më vetullngrysur. Është në modë: Prostitucioni. Nuk ka asgjë të çuditshme të paguash dikë për të bërë një orë seks. Continue reading "Disa truke për të joshur një mashkull në cdo cep të botes " Nente keshilla që i bejne femrat ta pelqejne seksinSaturday, March 29. 2008
Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin. Më poshtë janë disa veprime që ju shtyjnë ta pëlqeni seksin.
1- Mendoni pozitivisht Neuroshkenca moderne mëson: Çdo mendim ka në trup një realitet biokimik. T'i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t'i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit. Porosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit. 2- Përpiquni të ndjeheni seksi Çdo grua duhet të bëjë përpjekje për paraqitjen e saj. Kujdesi për paraqitjen duhet të jetë i përditshëm. Nuk ka nevojë të harxhojë orë të tëra para pasqyrës, as të prishë shumë para për të brendshme të shtrenjta e jo komforte. Ajo duhet të vishet e të mbahet në atë mënyrë, që të ndjehet plot besim dhe tërheqëse. Ajo duhet të bëjë kujdes që të veshë tesha që venë në dukje pjesët më të mira të trupit të saj. Continue reading "Nente keshilla që i bejne femrat ta pelqejne seksin " Per nje paraqitje te pergjithshme sa me te pelqyer dhe sa me te thjeshte....Friday, February 15. 2008
-Vizatoni konturin e gojes.
Per te treguar 10 vite me pak nuk sherben kirurgu plastik.Mjafton te rregulloni konturin e buzeve. "ese goja eshte e definuar mire, rrudhat nuk duken shume dhe konturet e fytyres ngjajne me tonike" shpjegojne specialistet e make up-it. Mund te perdorni nje laps me te njejten ngjyre per buzet. 2-Hidratoni floket. Te kesh fytyren e ndritshme nuk eshte vetem ceshtje lekure.Edhe floket kane rolin e tyre. Sa me te shndritshem te jene, aq me shume reflektojne drite mbi lekure. Strategjia me e mire eshte te perdorni produkte qe i ben floket te leshuar qe te shkelqejne. 3-Zbardhoni buzeqeshjen. Dhembet e bukur te bardhe, vene me shume ne evidence gojen duke treguar mire gjithe formen e saj. Sekreti?? Nje here ne muaj vendosni bikarbonat pluhur mbi furce ne vend te pastes se dhembeve duke i ferkuar dhembet me delikatese. Continue reading "Per nje paraqitje te pergjithshme sa me te pelqyer dhe sa me te thjeshte...." 7 shkalle per te humbur peshen tuaj.Wednesday, January 30. 2008
1-Blini nje peshore.
Te ndryshoni permasat dhe formen e trupit tuaj, ju keni nevoje te njihni peshen tuaj te momentit. Vendosni peshoren ne dhomen tuaj dhe peshohuni cdo mengjes. Ne kete menyre ju do shihni sa peshe po humbni vertet. 2-Pastroni dollapet dhe frigoriferin tuaj nga ushqimet e teperta. Hiqini te gjitha ushqimet qe permbajne vajra apo dhe ushqimet e thata si biskota, krisps, cokollata, etj. Continue reading "7 shkalle per te humbur peshen tuaj." Lip LooksMonday, January 21. 2008
Lipstick provides the final touch to your makeup; without it no look is complete. As your skin tone changes from seasons to seasons, so you should regularly re-assess your lipstick as well as your foundations shade. Lipsticks that work best are those that have some of your skin's natural tones in their colour such as a blue-pinks or yellow- browns. A corresponding lip pencil is a valuable investment too because when your outline your lips before colouring them in, lipstick and particularly the intense shades- will not bleed into the fine lines around your mouth. NEVER apply a liner that's darker to your lipstick in an effort to make the liner stand out.
Steps to Applying a Lipstick 1-Outlining With Lip Liner To apply lip liner, rest the elbow of your working hand on a flat and steady surface or on the palm of your other hand and trace quickly and lightly around your lips, when you get near to the corners of your mouth fade the line out by marking it more lightly. If you like you can cover your entire mouth with lip liner it acts as a good lipsticks base 2-Priming The Lips With A Lip Balancer Fill in the lips with a special base or balancer to even out the skin tones. If your lips are of an even colour, use a face powder as a base. Continue reading "Lip Looks" The richest women under 30Friday, January 18. 2008
Emma-Lou Montgomery investigates who the 10 richest women 30 are. No one on her list was born rich, they’ve got where they are through hard work, talent and people they know. You won’t find Paris Hilton, Kelly Osborne or Nicole Richie here - because while they’re rich, it’s all thanks to daddy. And that’s not what this is about. This list celebrates the success and fortunes of self-made female millionaires, aged 17 to 29.
1 - Emma Watson, £3 million She may not be a household name yet, but thanks to the Harry Potter phenomenon young Emma is a household face. And she could pick up £2 million a piece for the next two Harry Potter films. In July she confessed to Parade magazine that she has enough money now to never work again. And she’s only 17! 2 - Keira Knightley, £4.5 million Keira has come a long way since she played a lanky teen in Bend It Like Beckham. She earned a whopping $5 million (£2.5 million) for At World's End and has since gone on command top dollars. She’s the new face of Chanel and if she gets an Oscar for her role in Atonement her value will undoubtedly go sky-high. Continue reading "The richest women under 30" Keshilla praktike ne kuzhineWednesday, January 16. 2008
1-Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame, grihen me pare 2-3 kokrra patate, pastaj lahet.
2-Shishet mund te pastrohen duke i shplare me pare me uje, pastaj me patate te grira ose me lekuret e tyre, duke i tundur fort. 3-Per te hequr eren e rende te termusit, ai duhet te shplahet me uje e uthull. 4-Per te ruajtur qumeshtin 2-3 dite ai duhet te zihet 2 here, nje here ne mengjes dhe nje here ne darke dhe te ftohet ne ene te hapur. Continue reading "Keshilla praktike ne kuzhine" Kujdesi per duart tuajaSunday, January 13. 2008
Paraqitja dhe shendeti i duarve tuaja varet nga kujdesi qe tregoni ju vete per to.
1- Pas cdo kontakti me ujin, gjithmone masazhoni duart tuaja me krem. Ne fakt, kremi duhet perdorur gjithmone dhe sidomos kur keni te beni me pastrime te ndryshme. 2- Bejeni zakon qe te keni kujdes te vecante sidomos per thonjte, duke u kushtuar atyre nje kujdes te vecante, gje qe do u jape duarve tuaja nje paraqitje shume te mire dhe do ndihmoje ne zvogelimin e disa problemeve te lekures se duarve si: plasaritje, carje, ashpersi e lekures etj. Continue reading "Kujdesi per duart tuaja"
(Page 1 of 2, totaling 17 entries)
» next page
Competition by David Cummins powered by Serendipity v1.0 - Fashion Belts - Muzik Shqip - Lojra - Njohje Online - Albanian Dating |
AdvertismentsQuicksearchArchivesCategoriesSyndicate This BlogBlog AdministrationWeb Juaj |