Ndonjehere i'a bej vetes kete pyetje: perse pothuajse cdo femer qe njoh preferon te mos e tregoje moshen e saj te vertete? C'fare te keqe ka, fundja? Vete, s'jam nga ato femra qe e kam fshehur apo e fsheh moshen time. Mbase se jam akoma ne te njezetat e mia dhe akoma s'kam arritur ate moshe (ndoshta) kur une ndjehem e pasigurte per veten time, pamjen time, look-un tim, bukurine time, etj. Shpresoj dhe uroj qe ajo dite te mos vije kurre, por me ndryshimin e moshes sone, jam e bindur qe si cdo femer, ashtu edhe une do te ndryshoj mendim (ndoshta). Tani per tani, akoma e pohoj moshen time, nese me pyesin e them pa nje, pa dy. Megjithate me pelqen edhe t'i pyes njerezit qe me pyesin sa vjec jam, se sa mendojne ata qe jam (para se tu tregoj vete). Nese pyes ndonje djale apo mashkull, ai heziton menjehere ta thote, me frike se me jep me shume sec jam. E verteta eshte qe une nuk zemerohem apo merzitem edhe sikur te shtojne nje apo dy vjet. Eshte mendimi i tyre fundja dhe cdo mendim eshte relativ dhe personal. Une thjesht bej kuriozen.
Continue reading "Pse shumica e femrave preferojne ta mbajne moshen e tyre, sekret?!"