Femijet »
Fëmijët gjithnjë janë interesantë për t’u fotografuar. Por iu duhet gjetur koha e duhur si dhe … pak kujdes me blicin. Më poshtë ju sjellim disa rregulla të thjeshta të cilat rekomandohen për fotografitë e parë të bebes.
Si fillim duhet të shfrytëzoni kohën e mirë për të fotografuar fëmijët, pasi shumica e njerëzve nuk e dinë se fëmijët e porsalindur nuk guxojnë t’i fotografojnë me blic.
Pse? Nëse iu kujtohet që shkrepja e blicit të aparatit ua lë një dritë ndriçuese në sy, atëherë mund ta merrni me mend se çfarë …
Femijet »
Pediatret dhe dietologët kanë hedhur alarmin: fëmijët shqiptarë hanë keq dhe lëvizin shumë pak. Prindërit mund të bëjnë shumë: ja 5 këshilla anti-obezitetit.
Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jetë në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti. Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptarë janë mbi peshë. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla kundër shëndoshjes.
Beauty & Fashion »
Jam një djalë 25 vjeç, e përdor shumë xhelin për të stiluar flokët e mia, a ndikon xheli në rënien e flokëve?
Përdorimi i produkteve të ndryshme stiluese në flokë të shkurtër si: ( xhel, shkuma, llaku dhe dyllrat stilues) mund të krijojnë probleme me lëkurën dhe rënien e flokut në ato raste kur: këto produkte stiluese përdoren në sasira të mëdha dhe në mënyra jo korreke, që do të thotë: produkti stilues duhet të prekë vetëm flokun dhe jo lëkurën e kokës.
Beauty & Fashion »
Jam 18 vjeç dhe doja ndonjë këshillë për ndonjë maskë kundra rënies së flokut dhe kundra yndyrës
Maska kundra rënies nuk ka. Më e mira e rekomandueshme është përdorimi i ndonjë peelingu ose gomazhi të lëkurës së kokës, që bën pastrimin në thellësi të lëkurës nga qelizat e vdekura dhe në të njëjtën kohë ndihmon në oksigjenimin e lëkurës dhe qarkullimin e mirë të gjakut. Pas këtyre mund të përdoren shampo dhe ampula kundra rënies.
Beauty & Fashion »
Si mund të eliminohet yndyra e flokut dhe zbokthi. Çfarë shampo mund të përdor?
Përsa i përket flokut të yndyrshëm shumë njerëz kanë probleme me yndyrën. Gjëja e parë që rekomandohet është përdorimi i shampos për flokë të yndyrshëm. Por duke patur parasysh që në të shumtat e rasteve floku i yndyrshëm ka yndyrë në rrënjë dhe është i thatë në gjatësi, është mirë që pas përdorimit të shampos për flokë të yndyrshëm, në gjatësi të përdoret një zbutës i lehtë, i cili ndihmon në krehjen e mirëmbajtjen e flokut dhe …
Shendeti & Dieta »
Historiku i brokolit
Brokoli u zhvillua në Itali dhe bën pjesë në grupin e zarzavateve, në familjen e lulelakrës, lakrës, preshit, lakrës së Brukselit etj. Konsiderohet nga zarzavatet më të ushqyeshme dhe bën pjesë në “Top 10” të ushqimeve më të shëndetshme dhe më të pasura në vitamina, minerale dhe përbërës antioksidantë.
Të mirat…
Brokoli është konfirmuar si një nga ushqimet me veti të fuqishme antikanceroze. Në 20 vitet e fundit studime të shumta kanë konkluduar se njerëzit që konsumojnë sasi të konsiderueshme të brokolit kanë shfaqur më pak kancer të zorrës së …
Shendeti & Dieta »
Pyetja 1
A përbën rrezik për shëndetin e vajzave fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël? Cila moshë është e përshtatshme për të filluar marrëdhëniet seksuale?
Mosha më e rrezikshme për të filluar marrëdhëniet seksuale është mosha e hershme e pubertetit dhe e adoleshencës (13 - 16 vjeç). Në këtë grupmosha ka mbaruar pjekja biologjike, por jo psiko - emocionale e të resë. Kështu, nga pikëpamja biologjike, e reja është e aftë të bëhet nënë njësoj si një e rritur, por zhvillimi i saj psiko - emocional ende nuk ka arritur …
Femijet »
Ardhja e bebit në jetë është një kënaqësi, si për prindërit, ashtu edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes. Por mund të ndodhë që jo gjithmonë kjo kënaqësi të shfaqet. Ajo mund të mbahet brenda shpirtit, duke u shtypur nga frika se a do jetë një nënë e mirë dhe a do t’i shërbejë si duhet bebit të vogël. Studimet e psikologjisë së paralindjes theksojnë se nëntë muajt e shtatzënisë janë thelbësore për raportin nënë - fëmijë, i cili do të pasqyrojë gjallërinë dhe bukurinë e lidhjes së krijuar gjatë …
Femijet »
Diasperia akute ose diarreja akute e lehtë është një çrregullim akut i tretjes që prek shpesh fëmijët e moshës së njomë dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Fëmijët e vegjël që ushqehen me gjirin e nënës sëmuren më rrallë nga çrregullimet e tretjes dhe e kalojnë më lehtë atë.
Fëmijët, të cilët rriten me ushqim artificial sëmuren më shpesh e më rëndë nga këto çrregullime.
Qumështi i gjirit është ushqimi më i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Ai tretet plotësisht e me lehtësi, pasi përmban lëndë ushqimore në formën dhe përpjesëtimet …
Shendeti & Dieta »
Kërkuesit japonezë zbuluan një variant gjenetik që lidhet me një rrezik më të lartë të narkolepsisë, zbulime këto të botuara në revistat shkencore. Sipas këtij zbulimi, ky çrregullim është i lidhur me gjenet që rregullojnë gjumin dhe shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre mund të ndihmojnë në zbulimin e shkaqeve të narkolepsisë.
Gjendja është e pazakonshme dhe e dhimbshme – njerëzit që vuajnë prej saj mund të pësojnë “atake të gjumit” pa asnjë paralajmërim gjatë aktivitetit normal ditor. Si rrjedhojë, disa njerëz mund të përjetojnë “katapleksi”, ku emocione të forta si …
