Paraqitja dhe shendeti i duarve tuaja varet nga kujdesi qe tregoni ju vete per to.
1- Pas cdo kontakti me ujin, gjithmone masazhoni duart tuaja me krem. Ne fakt, kremi duhet perdorur gjithmone dhe sidomos kur keni te beni me pastrime te ndryshme.
2- Bejeni zakon qe te keni kujdes te vecante sidomos per thonjte, duke u kushtuar atyre nje kujdes te vecante, gje qe do u jape duarve tuaja nje paraqitje shume te mire dhe do ndihmoje ne zvogelimin e disa problemeve te lekures se duarve si: plasaritje, carje, ashpersi e lekures etj.
3- Nese thonjte tuaj zakonisht thyhen apo cahen, atehere duhet te perdorni rregullisht forcues thonjsh duke i blere ne market ose dhe vete duke i krijuar ne kushte shtepie.
4- Cdo nate, para se te flini, masazhoni duart tuaja me krem per disa minuta.
Disa ushtrime te thjeshta mund te ndihmojne lekuren e duarve te jete elastike.
Ne kushte shtepie, fare thjeshte mund te perdorni kete menyre:
Mbushni nje filxhan me vaj te ngrohte dhe fusni gishtat ne te, lerini per disa minuta aty dhe pasi ti hiqni, masazhni duart duke filluar nga majat e gishtave dhe duke vazhduar lart deri tek kyci i dores.
Vazhdojeni kete masazh per disa minuta. Pastaj lani duart dhe vendosni kremin e zakonshem.