Manikyri i rregullt (dhe nje diete e balancuar)..bejne qe thonjte te jene shume te forte dhe te shendetshem.
Pa harxhuar shume ne mund ti japim vetes nje kujdesje per thonjte ne shtepi..
1- Perdorni nje lime thonjsh.. duke lemuar thonjte lehte vetem ne njerin drejtim (sic mund t'ju pershtatet me mire)
Thonjte jane me te forte dhe me te shendetshem ne gjatesine e tyre mesatare..
2 - Fusni majat e gishterinjve (thonjte) ne nje filxhan me vaj ulliri te ngrohte; kjo i forcon, i ushqen dhe i ben me te shendetshem.
3 - Hiqini nga vaji, lajini dhe thajini duart, pastrojini me kujdes nese shikoni ndonje mbeturine te vogel nen lekuren qe rrethon thoin.
4 - Vejini kremin qe perdorni zakonisht per duart dhe masazhojeni lehte duke filluar nga majat e gishtave - thonjte dhe duke vazhduar ne te gjithe doren.
Pasi kremi te jete marre komplet nga lekura, lyeni thonjte me shtresen e pare te manikyrit (base coat)
5 - Pasi te jete thare shtresa e pare, vini shtresen e dyte qe eshte ngjyra juaj e preferuar dhe jepini kohe te thahet
6 - Jepini lyerjen e fundit (top coat) ngjyra e tejdukshme, por qe ka rolin e manikyrit origjinal.
Sic e shihni nje rruge e thjeshte pa shpenzime te panevojshme dhe thonjte dhe duart tuaja do duken ne formen me te mire.