Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin. Më poshtë janë disa veprime që ju shtyjnë ta pëlqeni seksin.
1- Mendoni pozitivisht
Neuroshkenca moderne mëson: Çdo mendim ka në trup një realitet biokimik. T'i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t'i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit. Porosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.
2- Përpiquni të ndjeheni seksi
Çdo grua duhet të bëjë përpjekje për paraqitjen e saj. Kujdesi për paraqitjen duhet të jetë i përditshëm. Nuk ka nevojë të harxhojë orë të tëra para pasqyrës, as të prishë shumë para për të brendshme të shtrenjta e jo komforte. Ajo duhet të vishet e të mbahet në atë mënyrë, që të ndjehet plot besim dhe tërheqëse. Ajo duhet të bëjë kujdes që të veshë tesha që venë në dukje pjesët më të mira të trupit të saj.
Continue reading "Nente keshilla që i bejne femrat ta pelqejne seksin "