Wednesday, October 31. 2007
 Në rast se ditën e nisni me dhimbje koke atëhere shkaku kryesor i saj mund të jetë ndonjë problem psikologjik dhe në rastet më shqetësuese depresioni. Nuk është aspak cudi që dhimbjet e kokës të jenë shenjat e para të stresit apo një gjendjeje depresioni, një lidhje jo rastësore ekziston midis dhimbjes së kokës që shfaqet në mëngjes dhe crregullimeve që vijnë gjatë gjumit.
Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhimbja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikologjikë e deri të tumorët. Neurologjia regjistron këto tipe të dhimbjes së kokës si me poshte:
Continue reading "Shkaqet e dhimbjes së kokës të femrat"
Wednesday, October 31. 2007
 Specialistët obsteter-gjinekologe u tërheqin vëmendjen të gjitha kandidateve për tu bërë nëna që të tregojnë një kujdes të veçantë për shëndetin e tyre gjatë një periudhe të tillë kaq të rëndësishme siç është shtatzania. Duke theksuar faktin se sjellja në jetë e një fëmijeje të shëndetshëm kërkon disa sakrifica, ata i renditin si më poshtë këshillat që duhen ndjekur dhe përkujdesjet që duhen treguar nga ana e nënave të ardhshme gjatë periudhës së tyre të shtatzanisë.
1. Ilaçet: Përpara se të merrni ndonjë ilaç, çfarëdolloji qoftë ky, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj dhe të siguroheni që ilaçi që do merrni nuk ka ndonjë veprim negativ për fëmijën që do lindë.
Continue reading "Këshilla nënave të ardhshme"
Wednesday, October 31. 2007
Sa pashe cunin me te bukur qe kaloi ne rruge i gjate sy jeshil brun oh ca fiziku... jam duke fol me cunin me te zgjuar qe kam biseduar ndonjehere cfare inteligjence... "mos u merzit" ishte zeri i dikujt tjeter qe psheretiu ne veshin tim ishte cuni me i embel shoku im i ngushte... ne femrat pelqejme shume... duam shume po sdime ke zgjedhim, rehatohemi me dashuri shume na duan, po qe jane te pa afte ne syte tane se jemi verbuar nga bukuria... inteligjenca e tepert... dhe fjalet e buta... nuk japim as mundesine me te vogel....
Continue reading "Shume duam, shume na duan, dhe me te tjere perfundojme.... pse valle ndodh kjo?!"
Tuesday, October 30. 2007
Bashkëjetesa është më e mirë për shëndetin mendor të meshkujve, po martesa është më mirë për lumturinë e femrave, sugjeron një studim i ri.
Studimi i afro 4 500 meshkujve e femrave në Angli nxjerr në pah që kush rri në marrëdhënien e parë të qëndrueshme gëzon shëndet të mirë mendor.
Continue reading "Bashkëjetesa përmirëson shëndetin mendor të meshkujve"
Tuesday, October 30. 2007
Psikologë në Kanada kanë gjetur prova për atë që femrat e kanë dyshuar prej kohësh - meshkujt vërtet janë aq të paarsyeshëm sa të rrezikojnë mbretëri të tëra për të parë një fytyrë të bukur.
Biologët e kanë ditur për një kohë të gjatë që kafshët preferojnë shpërblime të menjëhershme në vend të përfitimeve më të mëdha në të ardhmen. Ky proçes, i njohur me emrin "zhvlerësimi i të ardhmes", gjendet edhe tek njerëzit dhe është themelor në shumë modele ekonomike.
Continue reading "Femrat e bukura ngatërrojnë aftësinë e meshkujve për të vlerësuar të ardhmen"
Tuesday, October 30. 2007
Mashkulli i vërtetë ka ndryshuar. Nuk është më ai egoisti në shtrat dhe i aftë për të treguar eksperiencat e shumta seksuale, por e kundërta. Tani më së shumti i frikësohet demoralizimit të partneres. Dhe është ai që e ka të domosdoshme të bisedojë rreth seksit. Ja si mund ta ndihmosh të përballojë pesë frikërat më të shpeshta!
Continue reading "E dashur je e kenaqur?"
Tuesday, October 30. 2007
Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë.
Continue reading " Femrat moderne preferojnë një mashkull për shtëpi"
Monday, October 22. 2007
Ingredients
1. 1/2 cup PHILADELPHIA Cream Cheese Spread
2. 1 cup milk
3. 1/4 cup KRAFT 100% Grated Parmesan Cheese
4. 2 (9 ounce) packages refrigerated three cheese tortellini, cooked, drained
5. 2 cups frozen peas
6. 1 1/2 (6 ounce) packages OSCAR MAYER 96% Fat Free Smoked Ham, chopped
Continue reading "Fast Tortellini Alfredo"
Tuesday, October 16. 2007
Mos u ngrys kur partneri nuk e vë re mënyrën tënde të të thënit “faleminderit”, “më fal” dhe “të dua”, sepse ndoshta nuk ke zgjedhur gjuhën e përshtatshme. Bëj zgjedhjet e duhura duke nisur nga leximi i këtij manuali
Mjaft me zënkat pa fund se kush e ka fajin. E dëgjon dhe në ëndërr atë gërr-mërr-in e pedantizmit, tek si molë gërryen kohën që kaloni bashkë? Çikërrimat fryhen dhe i marrin frymën një lidhjeje të paqtë? Kujtoni rastet kur dallgët uleshin me një rreze buzëqeshjeje që hapte pastaj tërë qiellin me gazin që ju kapte. Mbetet aq e lehtë, mjafton të mësosh ndonjë sekret më shumë, të duash t’i zbatosh dhe ndryshimin do e ndjeni në çdo dimension të lidhjes. Të mos ndërpresësh betejën sa të arrihet rezultati i barazimit, nuk është aspak taktikë e menduar mirë. Aq më tepër kur secili kujton se ai ka të drejtë t’i bjerë bilbilit përfundimtar. Nuk do të thotë se kur ngre flamurin e bardhë ke humbur, marrëdhënia nuk është luftë. Ama duhet dhe pak grintë. Rëndësi ka mos të të verbojë inati. Mund t’ia dalësh. Pa provo njëherë këto këshilla.
Continue reading "Si i thonë “të dua” në gjuhën e tij?"
Tuesday, October 16. 2007
Keni dëgjuar që fëmija nuk merret me pushime? Apo që s’duhet të udhëtojë? Harrojini të gjitha. Mësoni si duhet të silleni që fëmija të rritet i shëndetshëm, por dhe ju të mos stresoheni pa vend
Biberonat, pushimet, dadoja, udhëtimet. Shiko që nuk kishe menduar gjithçka. Gjej pak vend për këto këshilla. Ju mësojnë për biberonin që duhet të përdorni, për shëtitjet e shkurtra, dadon që duhet të zgjidhni, udhëtimet, pushimet. Do kuptoni se fëmija nuk ka lindur për ta bërë botën të vallëzojë pas të qarave të tij. Mund të përfshihet dhe ai në jetën tuaj. Vetëm me pak kujdes.
Continue reading "Sjellja me femijet"
|