Articles Archive for 30 September 2008
Shendeti & Dieta »
Pyetja 1
A përbën rrezik për shëndetin e vajzave fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël? Cila moshë është e përshtatshme për të filluar marrëdhëniet seksuale?
Mosha më e rrezikshme për të filluar marrëdhëniet seksuale është mosha e hershme e pubertetit dhe e adoleshencës (13 - 16 vjeç). Në këtë grupmosha ka mbaruar pjekja biologjike, por jo psiko - emocionale e të resë. Kështu, nga pikëpamja biologjike, e reja është e aftë të bëhet nënë njësoj si një e rritur, por zhvillimi i saj psiko - emocional ende nuk ka arritur …
Femijet »
Ardhja e bebit në jetë është një kënaqësi, si për prindërit, ashtu edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes. Por mund të ndodhë që jo gjithmonë kjo kënaqësi të shfaqet. Ajo mund të mbahet brenda shpirtit, duke u shtypur nga frika se a do jetë një nënë e mirë dhe a do t’i shërbejë si duhet bebit të vogël. Studimet e psikologjisë së paralindjes theksojnë se nëntë muajt e shtatzënisë janë thelbësore për raportin nënë - fëmijë, i cili do të pasqyrojë gjallërinë dhe bukurinë e lidhjes së krijuar gjatë …
Femijet »
Diasperia akute ose diarreja akute e lehtë është një çrregullim akut i tretjes që prek shpesh fëmijët e moshës së njomë dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Fëmijët e vegjël që ushqehen me gjirin e nënës sëmuren më rrallë nga çrregullimet e tretjes dhe e kalojnë më lehtë atë.
Fëmijët, të cilët rriten me ushqim artificial sëmuren më shpesh e më rëndë nga këto çrregullime.
Qumështi i gjirit është ushqimi më i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Ai tretet plotësisht e me lehtësi, pasi përmban lëndë ushqimore në formën dhe përpjesëtimet …
Shendeti & Dieta »
Kërkuesit japonezë zbuluan një variant gjenetik që lidhet me një rrezik më të lartë të narkolepsisë, zbulime këto të botuara në revistat shkencore. Sipas këtij zbulimi, ky çrregullim është i lidhur me gjenet që rregullojnë gjumin dhe shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre mund të ndihmojnë në zbulimin e shkaqeve të narkolepsisë.
Gjendja është e pazakonshme dhe e dhimbshme – njerëzit që vuajnë prej saj mund të pësojnë “atake të gjumit” pa asnjë paralajmërim gjatë aktivitetit normal ditor. Si rrjedhojë, disa njerëz mund të përjetojnë “katapleksi”, ku emocione të forta si …
Beauty & Fashion, Shendeti & Dieta »
I bukur për t’u parë dhe i shijshëm për t’u ngrënë, por edhe mik i shëndetit dhe bukurisë. Rrushi, fruti i shtatorit, fsheh virtytin e terapisë, një eliksir bukurie dhe qetësie, që të lejon të pastrohesh nga pasojat e verës. Çka nënkupton kohë të vështira për shprehjen e vjetër “një mollë në ditë e mban mjekun larg”.
Antioksidantët që ndodhen në lëngun e rrushit janë përfundimisht më aktivë dhe efikasë, me një të veçantë: të ndihmojnë edhe të humbasësh peshë. Vera dhe qendrat e terapisë me bazë rrushin duken një tendencë …
